Remi: Limaj vlerë për PDK-në, nevojë kundër së keqes

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrustem Mustafa, tha se mbështetja e Fatmir Limaj për PDK-në në këto zgjedhje erdhi natyrshëm, pasi sipas tij, kjo po bëhet për ta kundërshtuar të keqen që po i vjen vendit nga partia në pushtet. Komandant Remi, për RTV21, e ka quajtur gjuhë të rëndë kundër Ushtria Çlirimtare e Kosovës deklarimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka thënë se “nuk ka edhe çlirimtarë, edhe zullumqarë”.
“Ardhjen e zotit Limaj e shoh shumë të natyrshme, shumë të nevojshme dhe ajo vjen si rezultat i kësaj kohe në të cilën kemi ardhur pa dashur. Ne po përballemi me akuza të rënda nga blloku serbo-rus dhe nga inteligjencat e tyre. Nuk kam besuar kurrë se qarqe shqiptare do të viheshin aq egër në bashkëpunim për ta mbrojtur strategjinë kundër UÇK-së. Neve na kanë vënë në pozitë të keqe dhe nuk do të lejojmë degradimin e vlerave dhe degradimin e shtetit. Nuk ka mbetur asnjë institucion i besueshëm në këmbë. Zoti Limaj është vlerë e shtuar për PDK-në. PDK-ja së shpejti do të jetë në krye të vendit.”, tha Mustafa./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?