12 persona humbën betejën me Covid-19, në mesin e tyre një 30 dhe një 32 vjeçar

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 12 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë regjistruar 1.172 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 4.021 testimeve, transmeton TV21.
Viktima më e re në moshë është 30 vjeç nga Velesi dhe një 32 vjeç nga Manastiri.
Prej rasteve të reja, 145 janë riinfektime. Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 553 të shëruar.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga koronavirusi është regjistruar edhe një viktimë, 59 vjeç që ka vdekur më 15 janar 2022. Nga të gjithë personat e vdekur, vetëm 5 kanë qenë të vaksinuar tërësisht.
Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 19.104, raporton TV21./21Media

Back to top button