12 persona kapen duke luajtur bixhoz

 

Dymbëdhjetë persona janë kapur nga policia në një lokal në Ferizaj pasi ishin duke luajtur bixhoz. Policia në vend të ngjarjes kanë konfiskuar 144 zhitona dhe letra bixhozi.

“Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se është duke u kryer vepra e cekur, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë hasur në disa (12) persona të cilët ishin duke lozur bixhoz. Njësitet policore si dëshmi kanë konfiskuar 144-zhitona, dhe letra bixhozi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit, të gjithë personat janë arrestuar në procedurë të rregullt, dhe se rasi po vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

“Të gjithë personat pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, njoftojnë Policia e Kosovës.

Back to top button