12 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 2 mijë e 919 testime, nga të cilat 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Berat, 1 në Kurbin, 1 në Malësi e Madhe.

Fatmirësisht, gjatë këtyre orëve nuk ka asnjë viktimë nga COVID-19.

Ndërkaq janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 598 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim spitalor 30 pacientë, nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive./21Media

 

 

Back to top button