Rüter premton mbështetje të vazhdueshme për FSK-në

 

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, ka pritur sot në zyrën e tij Gjeneral Jörg Rüter, drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NATO Advisory and Liaison Team – NALT).

Gjenerali Rüter uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe përgjegjësinë e re.

Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen për rolin e NALT-it në përkrahje të organizatave të sigurisë në Kosovë.

Kryeministri shprehu rëndësinë e sigurisë dhe paqes në rajon, për mbarëvajtjen e aktiviteteve stërvitëse të përbashkëta të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me trupat e vendeve aleate në  kuadër të “Defender Europe 21” të udhëhequr nga ShBA-të, si dhe përgatitjen e ushtarëve FSK-së. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për këtë institucion.

Gjenerali Rüter siguroi mbështetjen e vazhdueshme të NALT-it për Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndërtimin e kapaciteteve brenda mandatit të NALT-it./21Media

Back to top button