500 ulëse do t’i shtohen tribunës së stadiumit “Ramiz Sadiku”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kanë nisur punimet për ndërtimin e tribunës te stadiumi “Ramiz Sadiku”, me kapacitet 500 ulëse dhe me një infrastrukturë përcjellëse super moderne, zhveshtore toalete, fitnes, zyre për klube dhe byfe.

Ai ka shkruar se ky është një lajm fantastik për futbolldashësit.

“Bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj, drejtorin e sportit Granit Rugova vizituam punimet që po bëhen në realizimin e këtij projekti”, ka shkruar ai.

Back to top button