12 viktima dhe 349 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 12 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa nga 2.754 testime të realizuara, 349 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 208 pacientë të shëruar, shkruan TV21./21Media