Deri në orën 15:00 kanë votuar 34.22% e votuesve në Maqedoninë e Veriut
Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Maqedonisë së Veriut kanë bërë të ditur se deri në orën 15:00 dalja e votuesve është 34.22%, transemton TV21.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në një dalje për media ka theksuar se deri më tani nuk ka të paraqitur ndonjë parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
Ndryshe, sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet lokale dhe votohet në gjithsej 44 komuna dhe në qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale. Të drejtë vote në 2481 qendra votimi kanë 1.353.990 votues. Për rrethin e dytë të Zgjedhjeve Lokale 2021 janë akredituar gjithsej 1.598 vëzhgues nga vendi dhe të huaj, gazetarë dhe përkthyes./21Media