Kjo është gjendja shëndetësore e Agueros

Sulmuesi i Barcelonës, Sergio Aguero u dërgua në spital pasi ndjeu dhimbje gjoksi dhe u ankua për marrje mendsh gjatë barazimit 1-1 të skuadrës së tij në La Liga me Alavesin të shtunën.
Gjatë pjesës së parë, argjentinasi, i cili po luante si startues për herë të parë në La Liga në “Camp Nou”, u duk se i sinjalizoi pankinës së ekipit të tij se donte të largohej nga fusha. Pak para mbylljes së pjesës së parë, 33-vjeçari u pa i shtrirë në fushë teksa mbante gjoksin e tij.
”Sergio Aguero kishte dhimbje gjoksi për pjesën më të madhe të pjesës së parë dhe u zëvendësua nga Philippe Coutinho dhe më pas u dërgua në spital për analiza kardiake”, u bë e ditur në njoftimin e Barcelonës.
Stafi mjekësor nxitoi për të ndihmuar Agueron, i cili përfundimisht u ngrit dhe doli ngadalë nga fusha.
”Më thanë se po ndihej pak i trullosur. Sapo mësova se ai u dërgua në spital dhe nuk mund të them më shumë derisa ta di”, tha trajneri i Barcelonës, Sergi Barjuan pas ndeshjes.
Sipas mediave spanjolle, gjendja e Agueros është tani më stabile, por ai vazhdon të trajtohet në spital.

Back to top button