O’Connell përshëndet miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

Ambasadori Ruairi O’Connell  ka përshëndetur  miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka përshëndetur sot miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, pasi siç ka shkruar ai, ky miratim mbyll një hapësirë që lejoi ministrat e Kosovës lirimin e kujtdo që ata donin nga burgjet e Kosovës për “arsye shëndetësore”.

“Unë e mirëpres miratimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale sot nga Kuvendi i Kosovës. Ky është një hap përpara. Ky miratim mbyll një hapësirë që lejoi ministrat e Kosovës lirimin e kujtdo që ata donin nga burgjet e Kosovës për ‘arsye shëndetësore. Kjo do të ndihmonte në ndalimin e ndikimit të tepruar të interesave të fuqishme në sistemin e drejtësisë. Ne shpresojmë të shohim përpara hapa tjerë të rëndësishëm; hapa të tillë janë të domosdoshëm”, ka shkruar ambasadori britanik në Facebook.

Back to top button