Shala: Situata e sigurisë, e brishtë

Deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala ka folur rreth situatës së sigurisë në vend

Deputeti Haxhi Shala në “Click” të RTV21 ka thënë se situata e sigurisë në vend është e brishtë por prap se prap është e mirë pas disa paralajmërimeve për sulme terroriste disa ditë më parë.

Shala për alarmet e ngritura disa ditë më parë nga institucionet e sigurisë në vend ka thënë se kanë qenë në dijeni për këtë pothuajse një javë me herët sepse është gjë normale të ngritet siguria në kushte të tilla.

Deputeti i NISMAS tha se ai personalisht  nuk e ka parë si të nevojshme që të ngritet gjithë ajo gatishmëri në vend nga institucionet e sigurisë pasi që ashtu u kriju frikë te qytetarët ./21Media

Back to top button