Shtyhet interpelanca ndaj Mustafës

Hamiti tha se nuk është serioze që të mungojnë parashtruesit e interpelancave

Shtyhet interpelanca ndaj kryeministrit, Isa Mustafa, për shkak se mungon parashtruesja e kësaj interpelance, deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi e cila është për vizitë zyrtare jashtë vendit.

Kryesuesi i seancës, Sabri Hamiti, tha se nuk është serioze që të mingojnë parashtruesit e interpelancave.

Ndërkaq, në seancë ishte i pranishëm kryeministri Mustafa.

Gjithashtu shtyhet edhe interpelanca ndaj ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stacileci, përshkak të mungesës së ministrit. Interpelanca ishte inicuar nga kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Kjo është shtyerja e dytë e interpelancës ndaj Ministrit Stavileci përshkak se në njërën nga seancat e kaluara kishte munguar parashtruesi i interpelancës kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri./21Media

Back to top button