126 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 126 raste të reja me Covid-19, nga 2 mijë e 152 testime të bëra. Janë regjistruar 152 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 308.516, numri i të shëruarve është 298.251, numri i të vdekurve është 9.261 dhe numri i rasteve aktive është 1.004./21Media

Back to top button