“13 Minutes”, njëri prej filmave të preferuar në Netflix
Britania e Madhe u godit keq nga moti gjatë ditëve të kaluara. Shumë rajone mbeten pa rrymë, dhe njerëzit u evakuuan nga shtëpitë nga frika se vendi do të vërshohet nga uji.
Dhe është arti ai i cili shpesh imiton gjendjen e krijuar në një vend, e këtë e bën edhe filmi i Netflix “13 Minutes”.
Ky film u vlerësua në top dhjetëshen e filmave më të shikuar të Netflix, më saktësisht në pozitën e katërt pas filmave si: One Of Us Is Lying, Love Is Blind dhe Inventing Anna.
Filmi “13 Minutes” paraqet një tornado që kërcënon të godasë një qytet të vogël. Banorët kanë vetëm 13 minuta kohë që të gjejnë strehim, të kërkojnë të dashurit e tyre dhe të luftojnë për jetë.
Ai zgjatë 108 minuta.
“13 Minutes” në box office-n botëror ka arritur të mbledhë $21,768. Ky film u lansua në mënyrë digjitale në nëntorin e vitit të kaluar, dhe prej atëherë ka marrë komente nga më të ndryshmet. Disa nuk e pëlqejnë, pasi që ai paraqet fatkeqësi, por ka edhe të atillë që e vlerësojnë dhe e krahasojnë me fatkeqësitë natyrore.
Ata që dëshirojnë, filmin “13 Minutes” mund ta shohin në Netflix./21Media