Numri i personave të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit

 
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 211 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 808 mijë e 724 doza të vaksinës.
Deri më sot,  813 mijë e 734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 96 mijë e 408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, një person ka vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 158 raste të reja me koronavirus nga 1 mijë e 626 testime të kryera./21Media

Back to top button