Lideri i opozitës ruse dyshohet se është helmuar

 

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ndodhet pa vetëdije në spital pasi dyshohet të jetë helmuar.

Ka qenë zëdhënesja e tij, Kira Yarmysh që ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në Twitter.

Ajo tha se ata dyshojnë se Navalny është helmuar nga diçka që ishte përzier në çajin e tij.

Këtë mëngjes Navalny po kthehej në Moskë nga Siberia. Gjatë fluturimit, ai u ndje i sëmurë. Aeroplani bëri një ulje urgjente në Omsk”, shkroi Yarmysh.

Navalny është një kritik presidentit Vladimir Putin. Në qershor ai përshkroi një votim për reformat kushtetuese si një “grusht shteti” dhe “shkelje të kushtetutës”. Reformat lejojnë zotin Putin të shërbejë dy mandate të tjera.

Back to top button