Më 13 qershor, është caktuar data kur do të realizohet edicioni i 19-të i Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”.

Në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë”, Aver Husaj, tregoi se interesimi ka qenë i madh për të qenë pjesë e këtij edicioni.

Mbi 107 poetë kanë konkuruar për edicionin e këtij viti, ndër ta 13 ndërkombëtarë, me mbi shtatë autor të cilët do të promovojnë libra.

Ai bëri të ditur se konkurenët janë nga Mali i Zi, Turqia, Italia, Kroacia, Maqedonia si dhe nga Kanada, konkurentë, 37 nga të cilët do të jenë finalistë, ku do të ndahet edhe çmimi i poezisë më të mirë.

Tema e cila do të trajohet për herë të parë është “Kontributi i Kosovës në ruajtjen e gjuhës, letërsisë shqipe dhe kulturës shqiptare”, e përgatitur nga shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti.

Po ashtu, do të bëhet një seri promovimesh të librave të ndryshëm, monografia e Pejës në gjuhën angleze, e punuar nga studiues nga qyteti i Pejës, e shumë gjëra tjera.

Husaj, u kërkoi falje të gjithë atyre që i kanë pritur këto takime në datat 23 dhe 24 maj, ku shtoi se arsyeja që s’u mbajtën në atë kohë, janë kryesisht shkaqe teknike./21Media