13 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 793 testime të realizuara, 72 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Rastet pozitive janë nga: Shkup-45, Kumanovë-4, Tetovë-4, Gostivar-4, Shtip-4, Kavadarc-3, Strugë-4, Kërçovë-1, Sveti Nikollë-1, Negotinë-1 dhe Dibër-1.

Betejën me virusin e kanë humbur 13 pacientë.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 1 mijë e 23 persona të shëruar nga korona virusi.

Personat e shëruar janë nga: Shkup-511, Kumanovë-51, Tetovë-32, Prilep-46, Gostivar-29, Shtip-17, Manastir-34, Veles-38, Strumicë-26, Kavadarc-50, Koçan-22, Kërçovë-11, Sveti Nikollë -5, Gjevgjeli-15, Negotinë-21, Dibër-22, Resnjë-3, Kriva Pallankë-20, Radovish-23, Berovë-9, Dellçevë-1, Probishtip-3, Vinic-4, Vallandovë-5, Makedonski Brod -2, Bogdanci-6, Krushevë-3, Demir Kapi-2, Pehçevë-11 dhe Dojran-1./TV21

 

Back to top button