Shpërthim i fuqishëm në Madrid, ka të vdekur

 

Të paktën dy njerëz u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të mërkurën në një shpërthim të shkaktuar nga një rrjedhje e dyshuar e gazit në Madrid të Spanjës, njoftoi kryetarit të qytetit.

Shpërthimi, i cili ndodhi në një ndërtesë në rrugën Toledo, shkaktoi dëme të mëdha.

Të paktën katër kate janë shkatërruar nga shpërthimi dhe zjarrfikësit po evakuojnë njerëzit nga zona, tha Shërbimi Emergjent në Madrid.

Ndërtesa mund të jetë në rrezik shembje, shtoi kryetari, përcjell rtv21.tv

Të vrarët ishin një grua 85 vjeçare dhe një burrë mosha e të cilit nuk dihet ende, tha një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës për CNN.

Dy nga ata të plagosurit u dërguan në spital, njëri vuante nga thyerja e kyçit të këmbës, shtoi ai./21Media

Back to top button