13 viktima nga sulmi me armë ndaj një autobusi

1 min read

Një sulm ndaj një autobusi civil në Sirinë veriore ka lënë të vdekur 13 njerëz, përfshirë 11 ushtarë, sipas mediave lokale atje.

Siç bëhet e ditur, sulmi ndodhi në provincën Raqqa.

Në raport nuk thuhej nëse autobusi u zu në pritë dhe u sulmua me mitraloz apo nëse ishte goditur nga një raketë ose edhe një bombë.

Zyrtari ushtarak i paidentifikuar tha se autobusi ishte rrugës për në provincën qendrore të Homsit kur “sulmi terrorist” ndodhi herët në mëngjes, duke vrarë 11 ushtarë dhe dy civilë dhe duke plagosur tre të tjerë.

Autoritetet siriane fajësojnë rregullisht grupin e Shtetit Islamik për sulme të tilla./21Media