13-vjeçarja nxirret gjallë nga rrënojat 122 orë pas tërmetit, por vdiq nga lëndimet e shumta

Një vajzë 13-vjeçare e quajtur Aya, e cila u shpëtua nga rrënojat pas 122 orësh në Hatay të goditur nga tërmeti, vdiq menjëherë pasi u nxorrë nga rrënojat.

Vdekja e Aya shkaktoi trishtim në ekipet e kërkim-shpëtimit.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të zjarrfikësve të Bashkisë Metropolitane të Kocaelit dhe Trabzonit bënë përpjekje të mëdha për Aya, e cila u konstatua e bllokuar në katin e 2-të të pallatit 9-katësh, ku punimet kanë nisur në mesnatë.
Ekipet që luftonin kundër kohës për Aya-n, gjendja shëndetësore e të cilës ishte e rëndë, nuk mundën t’i shpëtonin këmbën e cila ishte nën bllokun e betonit. Ndërkohë, ekipet mjekësore u konsultuan se për ta larguar Aya-n nga rrënojat duhet prerë këmbën e cila, e cila u konstatua se ishte e intubuar, por nuk arritën që 13 vjeçaren ta shpëtonin./21Media

Back to top button