130 persona të shpëtuar deri më tani nga rrënojat e teatrit

130 njerëz janë shpëtuar deri më tani nga rrënojat e një teatri të goditur nga një sulm ajror dje në Mariupol, tha komisioneri i të drejtave të njeriut në Ukrainë.
Qindra njerëz ishin strehuar kur teatri u bombardua nga Rusia, duke e copëtuar ndërtesën, sipas autoriteteve ukrainase, transmeton rtv21.tv.
Në një fjalim televiziv, komisionerja për të drejtat e njeriut, Lyudmyla Denisova tha se puna e shpëtimit është duke vazhduar në vend dhe ka ende 1,300 njerëz në bodrum./21Media

Back to top button