Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Shorti për çerekfinalet së Ligës së Kampionëve është hedhur nga selia e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, ku kemi disa çifte interesante.
Kampioni aktual i kësaj gare, Chelsea, do të përballet në shtëpi me 13 herë fituesin e Ligës së Kampionëve, Real Madridin.
Ndërkaq, ndeshje interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin “Etihad”, ku kampioni anglez Manchester City pret në shtëpi kampionin spanjoll Atletico Madrid.
Gjigandi anglez Liverpool do të zhvillojë ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Benficas, kurse Bayern Munichu do të përballet me skuadrën spanjolle Villarreal.
Shorti i çerekfinales së Ligës së Kampionëve:
Chelsea – Real Madrid
Manchester City – Atletico Madrid
Villarreal – Bayern Munich
Benfica – Liverpool.

Back to top button