139 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

 

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 6 persona të cilët ishin të infektuar me Covid-19, duke e çuar kështut në 182 numrin e viktimave.

Gjithashtu nga 561 teste të kryera, 139 prej tyre rezultuan pozitive me virus, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është 5 mijë e 889.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon – 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Bulqizë.

E rëndë paraqitet situata me të shtruarit në spitale ku aktualisht ndodhe 110 pacientë. 21 janë në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar 69 të shëruar.

 

Back to top button