Thaçi: Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë

 

Presidenti Hashim Thaçi tha sot se Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë, për këtë sektor jetik për ekonominë e vendit tonë.

Tutje presidenti theksoi se është shumë e dhimbshme të shohësh sa është dëmtuar puna e bujqve tanë, djersa dhe mundi i tyre, dje dhe sot, pas breshrit dhe rrebesheve të shiut.

Nuk është aspak e lehtë të merresh me bujqësi, veçanërisht pasi rreziku nga fatkeqësitë natyrore i kanoset gjithnjë sektorit. Një dëm sezonal, bujqve tanë shpeshherë ua bënë të pamundur mbijetesën biznesore apo edhe punimin e tokës së tyre në sezonin e ardhshëm. Prandaj, Kosova duhet të bëjë më shumë për bujqit dhe bujqësinë. Duhet të bëjë më shumë për njerëzit tanë të vyeshëm dhe për këtë sektor jetik për ekonominë tonë“, shkroi presidenti në Facebook./21Media

Back to top button