14 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 467 raste të reja me Covid-19 nga realizimi i 2.533 testimeve, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 414 të shëruar, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 10 viktima, transmeton TV21
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 janë regjistruar edhe 4 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 10.02. deri 26.02.2022.
Në Maqedoninë e Veriut aktualisht janë  aktive 3 mijë e 233 raste./21Media

Back to top button