Për herë të parë shqiptohet gjobë për refuzim të qasjes në dokumente publike

 
Për herë të parë shqiptohet gjobë për refuzim të qasjes në dokumente publike.
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka gjobitur me 3 mijë euro Odën e Avokatëve të Kosovës për refuzim të qasjes në dokumente publike. Ky është edhe rasti i parë i gjobitjes së një institucioni për këtë arsye
Siç njofton AIP gjoba është shqiptuar pasi që Oda e Avokatëve ka refuzuar kërkesën e X.X në qasjen në dokumente publik.
Sipas kësaj Agjencie, OAK obligohet që të paguajë gjobën në afat kohor prej 30 ditësh./21Media

Back to top button