14 vjet burg për 3 persona

3 persona janë dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me 14 vjet burg për shkak të vepres penale lëndim i rëndë trupor dhe pjesëmarrje në rrahje

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin, PKR.nr.1071/13, me të cilin i akuzuari G.S. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 viteve, ndërsa të akuzuarit B.A. dhe I.D. janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e gjashtë muaj për secilin veç e veç.

“Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari G.S është fajtor sepse më 30.03.2013, rreth orës 01.15, në klubin e natës “Amsterdam” në Prishtinë, me dashje dhe me qëllim që t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore, tani të ndjerit L.B. gjatë përleshjes fizike në mes të akuzuarve G.S, B.A, I.D dhe D.K. në njërën anë dhe të akuzuarve L.S dhe B.B në anën tjetër, ashtu që i akuzuari G.S kishte goditur me thikë tani të ndjerin L.B në pjesën e sipërme të këmbës së majtë, me ç’rast i kishte prerë komplet arterien dhe venën femorale të majtë, të cilat prerje ishin shoqëruar me gjakderdhje masive dhe shok hemorragjik, dhe për pasojë kishin shkaktuar vdekjen e të ndjerit më dt.01.04.2013, në ora 11.20 min, thuhet në një komunikatë për media”, thuhet në njoftimin e dërguar.

Po ashtu në njoftim thuhet se me këtë veprim i akuzuari G.S ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par.4 të KPK-së, ndërsa të akuzuarit B.A dhe I.D kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 190 par.1 të KPK-së.

“Të akuzuarit G.S i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012 dhe të njëjtit i vazhdohet paraburgimi, deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të akuzuarve B.A dhe I.D i është llogaritur koha e kaluar në paraburgim prej dt.30.03.2012 deri me dt.03.02.2014”, thuhet në njoftim./21Media

 

Back to top button