Arrestohet i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar A.P, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i dyshuar për vrasjen e A.H., vrasje e cila ndodhi mbrëmë në kryeqytet.
Në njoftimin e Policisë thuhet se Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka ndërmarrë veprime intensive për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale, si dhe për dokumentimin e rasteve dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.
“Si rezultat i këtyre angazhimeve, nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar A.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?