140 orë pas tërmetit shpëtohet një foshnje 7 muajshe

Foshnja 7-muajshe e quajtur Hamya, e cila ishte nën rrënoja në Hatay gjatë tërmeteve në Kahramanmaraş, që cilësohet si “fatkeqësia e shekullit”, u nxorrë pas 140 orësh gjallë.
Duke zbuluar se kishte një zhurmë që vinte nga rrënojat e një pallati në rrugën Fevzi Çakmak në Kışla Saray Mahallesi të lagjes Antakya të Hatay, ekipet intensifikuan punën e tyre.
Foshnja 7 muajshe, të cilën ekipet arritën ta shpëtonin nga rrënojat pas 140 orësh, u dërgua në spital me ambulancë.
Sipas deklaratës së Bashkisë Metropolitane të Kocaelit, zjarrfikësit e Bashkisë Metropolitane, të cilët shkuan në zonën e tërmetit, vazhdojnë punën për të arritur tek të mbijetuarit mes rrënojave./21Media

Back to top button