Real Madridi është kampioni i ri i Kupës së Botës për klube

Përfundon koha e Chelseat si kampion i Botës për klube.
Real Madridi është kampioni i ri i Kupës së Botës për klube, pasi që në finale e mposhti skuadrën e Al Hilal.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Moulay Abdallah” u shënuan plot teetë gola, ku Reali e mposhti Al Hilal me rezultat të thellë 5:3.
Dy gola nga Vinicius Junior (minuta e 13’ dhe 69’), dy gola nga Federico Valverde (minuta e 18’ dhe 58’) dhe një gol i Karim Benzema (minuta e 54’), i siguruan fitoren Realit në ndeshjen e sotme.
Ndërkaq, golat për Al Hilalin i shënuan Mousa Marega (minuta e 26’) dhe Luciano Vietto (minuta e 63’ dhe 79’).
Me këtë fitore, Real Madridi shpallet kampion i Kupës së Botës për klube për të pestën herë në histori.
Rezultati final, 5:3 në favor të Realit.

Back to top button