“15 fshatra të Deçanit kanë pjesërisht kanalizim ose s’kanë fare”

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj sonte në RTV21 ka deklaruar se është i kënaqur me atë që është arritur në komunën e Deçanit.
Ai ka deklaruar se sfida më e madhe është trajtimi i kanalizimit të ujërave të zeza. Ramosaj ka shtuar se 15 fshatra të Deçanit kanë pjesërisht kanalizim ose s’kanë fare, shkruan rtv21.tv
Videon e debatit mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Në Deçan janë 39 mijë e 875 qytetarë me të drejtë vote. Në garë për të udhëhequr Deçanin janë pesë kandidatë: nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Bashkim Ramosaj, nga Lëvizja Vetëvendosje-Orges Tafilaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës-Hyri Dobrunaj, nga Partia Demokratike e Kosovës-Ardiana Qorraj dhe Isa Elezaj si kandidat i pavarur./21Media

Back to top button