Opinione: Në Bruksel me qasje serioze

Arifi: Ta shohim nëse nesër ka pajtim të përgatiten tema për të premten.- Spahiu: Kosova duhet ta bëjë të qartë që nuk do të ketë më kompromise.-BE: Dialogu ka një lehtësues Be-në, të tjerët e mbështesin nga jashtë
Nesër në Bruksel pritet të takohen shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviq, në kuadër të procesit të dialogut të nivelit teknik në mes të dy vendeve.Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur për qëndrimin që do ta mbajë në këtë takim, ndërsa në Bruksel konfirmuan që vetëm BE-ja është lehtësues në procesin e dialogut, ndërsa vendet e tjera përfshirë ShBA-në e mbështesin dialogun nga jashtë.Njohësit e procesit të dialogut ndërkaq, thonë se qeveria duhet të shkojë e përgatitur në takimin e nesërm.(Teksti- Donika Osmani, kamera: Orhan Bylykbash)./21Media

Back to top button