15 gra lindën binjakë, një trenjakë gjatë prillit në QKUK

698 lindje janë kryer gjatë muajit prill në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Nga 698 lindje, 348 janë lindur meshkuj, ndërsa 367 femra.
Këto të dhëna për rtv21.tv sot i ka bërë të ditura drejtori i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Jakup Ismajli, i cili ka informuar se gjatë marsit, 15 gra kanë lindur binjakë, ndërsa një, trenjakë.
Ismajli ka informuar se gjatë muajit që kemi lënë pas 241 lindje janë kryer me prerje cezariane (operacion).
Kujtojmë që, gjatë vitit 2021, prej janarit deri në fund të nëntorit, në QKUK janë lindur 8 mijë e 44 foshnje./21Media

Back to top button