Kaloni te përmbajtja kryesore

15 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.550 testime të realizuara, 15 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 6 persona të shëruar nga koronavirusi, ndërkaq asnjë viktimë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.965 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 150.243 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.488 pacientë.
Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 234./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button