15 shqiptarë u arrestuan në Spanjë

15 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pas zbulimit të një ‘shtëpie bari’ në Malaga, Spanjë.
Mediet spanjolle shkruajnë se “në kuadër të operacionit të ashtuquajtur “Kultur-Romina”, agjentë të Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare kanë shkatërruar një organizatë kriminale të dedikuar për trafikun e drogës që vepronte në Malaga.”
Kjo organizatë kishte krijuar plantacione të brendshme të marijuanës brenda shtëpive të shpërndara në vende të ndryshme në provincë.
Operacioni filloi në maj 2021 kur agjentët gjetën një shtëpi në Coín pasi mbante erë e fortë marijuane jashtë ambienteve të saj, kështu që u dërmorën hapat përkatës për të gjetur banorët.
Gjatë hetimeve u zbulua se ishte një organizatë kriminale që përdorte këtë dhe shtëpi të tjera për të rritur marijuanën në ambiente të mbyllura.
Pas disa muajsh hetime nga agjentët e të dy forcave policore, ata gjetën 6 shtëpi të tjera me karakteristika të ngjashme në komunat Mijas, Alhaurín de la Torre, Marbella dhe Fuengirola që përdoreshin gjithashtu nga organizata.
Nga hetimi ka mundur të konstatohet se drejtuesit e rrjetit kriminal ishin ngarkuar me sigurimin e logjistikës së nevojshme për anëtarët e tjerë që kryenin detyrat e ruajtjes së banesave.
Njëra prej shtëpive përdorej si tharëse për marijuanën që kultivohej në plantacionet e tjera, dhe në të u gjetën 127 kilogramë sytha të kësaj droge të gatshme për shitje.
Nga operacioni u sekuestruan gjithsej 3696 bimë marihuanë në faza të ndryshme të rritjes, 167 kilogramë sytha marihuane, 6336 euro para Cash, 3 automjete dhe 1 detektor të sistemit GPS.
15 shqiptarët e arrestuar janë lënë në burg./oranews

Back to top button