Kaloni te përmbajtja kryesore

A ka dërguar Kosova luftëtarë në Ukrainë, sqaron Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një Intervistë për BBC Radio në kuadër të programit Newsday, deklaroi se “asnjë qytetar nga Kosova nuk ka shkuar për të luftuar në Ukrainë”, kur u pyet për akuzat e Rusisë se kinse “Kosova po dërgon luftëtarë për të luftuar përkrah trupave ukrainase”.
“Asnjë qytetar nga Kosova nuk ka shkuar për të luftuar në Ukrainë. Ata po thonë lloj-lloj dezinformatash dhe pretendimesh të rreme sepse kjo është pjesë e luftës së tyre hibride. Pra, lufta hibride është plot gënjeshtra, plot narrativa të rreme dhe lufta hibride kthehet në luftë. E kemi parë me Ukrainën. Lufta hibride nuk e zëvendëson luftën, është vetëm faza përgatitore e saj, dhe ne duhet të shqetësohemi shumë për të gjitha këto akuza të rreme, sepse janë shenja paralajmëruese për atë që do të ndodhë më pas”, ka thënë Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti gjatë intervistës tregoi pse Ballkani Perëndimor është në rrezik!
“Më lejoni t’ju rikujtoj se Presidenti Putin u bë Kryeministër i Federatës Ruse vetëm dy muaj pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, dhe gjithashtu disa muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008, ai aneksoi Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë. Pra, Ballkani Perëndimor është në rrezik për shkak të mosdistancimit të Beogradit nga Kremlini”, tha Kurti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button