Kaloni te përmbajtja kryesore

15 vjeçari që bëri praktikë në zyrën e Merkel, anëtarësohet në LDK

 

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka mirëpritur, 15 vjeçarin nga Gjermania, Leonard Mulaku.

Kryetari Mustafa i uroi mirë se ardhje Leonardit i cili ka ardhur dje nga Gjermani për t’u anëtarësuar në LDK.

Në komunikatën e LDK-së thuhet se gjatë takimit u diskutua kryesisht për sfidat e të rinjve në Kosovë dhe programin e LDK-së.

Leonardi është 15 vjeçar i cili u zgjedh kancelari më i ri në moshë, pasi që ka qenë në praktikë në zyrën e kancelares, Angela Merkel.

“Të rinjtë si Leonardi, janë prioritet i LDK-së, prandaj përvojat e tij janë të mirë se ardhura tek ne. Bashkë me të dhe me shumë të rinj, LDK po forcohet dhe do të vazhdoj të ofroj hapsirën dhe qeverisjen më të mirë”, thuhet në fund të komunikatës së LDK-së./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button