Haskuka pas vrasjes së 15-vjeçarit në Prizren: Tronditëse

 

Një 15-vjeçar në Prizren vdiq sot si pasojë e plagëve të marra nga thika pas një përleshjeje mes pesë të rinjve në këtë komunë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shprehur i tronditur për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot.

“Tronditës lajmi për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot, me ç’rast ka humbur jetën një 15 vjeçar si pasojë e plagëve të marrura. Nga drejtoria rajonale e Policisë së Kosovës, u informova që personi përgjegjës, i cili poashtu është i mitur, tashmë është në mbajtje si dhe policia është duke hetuar të gjitha rrethanat në lidhje me këtë rast të rëndë”, ka thënë Haskuka.

Haskuka ka shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit.

“Në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit. Me shpresë që ngjarjet e tilla të mos ndodhin kurrë më”, ka shkruar Haskuka në Facebook./21Media

Back to top button