15 vjeçari u qëllua për vdekje në tren

Një adoleshent është arrestuar pas vdekjes së një djali 15-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje teksa udhëtonte në metronë e New York-ut.
Departamenti i Policisë së New York-ut, njoftoi arrestimin e 18-vjeçarit Keyondre Russell të shtunën dhe e akuzoi atë për vrasjen e Jayjon Burnett, pasi i riu u qëllua për vdekje në gjoks pak kohë pasi mbaroi ditën e tij të shkollës të premten.
Incidenti shënoi një vrasje të katërt tronditëse në sistemin e tranzitit të qytetit vetëm gjatë dy javëve të fundit, dhe të tetën në vitin 2022.
Babai i Burnett, Jeff, tha për PIX 11 News se ditëlindja e 16-të e djalit të tij do të ishte më vonë këtë javë dhe ai ishte një student i mirë dhe lojtar futbolli në Channel View School for Research.

(WNYW)
“Ky nuk ishte një akt i rastësishëm dhune”, tha shefi i tranzitit të NYPD, Jason Wilcox në një konferencë për media./21Media

Back to top button