Gjashtë persona arrestohen pas rra*jes në një kafiteri në Vushtrri

(Lajm i përditësuar)
Përleshje në një kafiteri në Vushtrri, arrestohen gjashtë persona
Përleshja e raportuar rreth orës 20:00 në Vushtrri ka përfunduar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar për përfshirje në rast.
Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicë të jugut, Avni Sahiti.
Sahiti ka treguar se autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së informacionit për rastin, duke vënë situatën nën kontroll dhe duke shoqëruar personat e përfshirë në stacion policor.
“Aktualisht, ndaj tyre po zhvillohen procedurat e intervistimit në përputhje me ligjin”, deklaroi Zahiti.
Rrahje b*utale në një kafiteri të Vushtrrisë
Një rrahje brutale ka ndodhur në një lokal të Vushtrrisë.
Rasti ka ndodhur në një kafeteri. Policia është në vend të ngjarjes.
Rtv21.tv është në pritje të pergjigjes së Policisë.