Aliu ngushëllon familjen e nxënësit 15-vjeçar që vdiq tragjikisht në Ferizaj

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka ngushëlluar familjen e nxënësit 15-vjeçar i cili vdiq në ambientet e shkollës së mesme “Kuvendi i Arbërit”.
Aliu ka shkruar në Facebook se pesha e dhimbjes është e rëndë dhe fjalët janë të vogla për ta shprehur pikëllimin.
“Tronditës lajmi për ndarjen nga jeta të nxënësit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj. Një jetë krejt në fillet e saj që u shua në lulëzimin e saj. Sa e rëndë pesha e dhembjes, fjalë që janë të vogla për të shprehur pikëllimin e dhembjen e madhe.Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij! Zoti i dhëntë forcë familjes së tij!Ngushëllime familjes, mësimdhënësve, nxënësve e. bashkëmoshatarëve të tij!”, shkruan ai.