15 vjet nga përfundimi i bisedimeve për statusin e Kosovës

Në Vjenë të Austrisë më 10 mars 2007, kanë përfunduar bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mes shqiptarëve dhe serbëve pa marrëveshje.
Të pranishëm ishin krerët e Kosovës, Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Kolë Berisha dhe të tjerë, si dhe ata të Serbisë Boris Tadiq, Vojislav Kostunica dhe të tjerë. I pranishëm ishte dhe i dërguari i OKB-së për statusin, Martti Ahtisaari.
Ahtissari ka shprehur keqardhje që nuk është arritur asnjë marrëveshje. Ai ka njoftuar se dokumenti përfundimtar për statusin e Kosovës do t’i dërgohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fund të marsit 2007.
Albert Rohan, bashkëpunëtor i Martti Ahtisaari i ka dorëzuar OKB-së propozimin e Ahtisaarit për statusin e Kosovës më 15 mars 2007. Plani direkt propozonte pavarësi për Kosovën.

Show More
Back to top button