Kaloni te përmbajtja kryesore

Katër të vrarë nga granatimet në juglindje të Ukrainës

 
Katër persona thuhet se u vranë nga të cilët dy fëmijë, pasi një ndërtesë banimi afër qytetit të Kharkiv u granatua gjatë natës nga forcat ruse, thanë Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES).
Sulmi thuhet se ka ndodhur në fshatin Slobozhanske, në juglindje të Ukrainës, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
SES shtoi se një vajzë pesëvjeçare e plagosur është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.
Ekipet e shpëtimit pritet të vazhdojnë operacionet e kërkimit sot për të nxjerrë trupat nga rrënojat, shtuan ata.
Një qendër tregtare u dogj gjithashtu nga bombardimet në zemër të Kharkiv – megjithatë nuk është raportuar për viktima./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button