153 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

 

 

Në 24 orët e fundit raportohet se kanë humbur jetë 4 pacientë, ndërsa janë regjistruar 153 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë shëruar 130 persona nga virusi.

E rëndë vijon të mbetet situata në dy spitalet Covid, ku janë të shtruar 193 pacientë, 13 në terapi intensive, prej tyre 4 në intubim.

 

Back to top button