Gjykata i lë në burg babë e bir që vranë dhe groposën 23 vjeçaren
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg F.B. dhe Sh. B., babë e bir, të cilët akuzohen se vranë dhe groposën 8 vjet me parë 23- vjeçaren E.B.. Ngjarja është mbajtur e fshehur deri në dëshminë e një të penduari i afërt i familjes, i cili ka treguar krimin e rëndë.
Të qetë në dukje para trupit gjykues, ata e kanë mohuar vrasjen e 23- vjeçares, duke pohuar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.
F.B., i cili është i ati i viktimës ka deklaruar se me vajzën nuk kishte kontakte që prej vitit 2010, ndërsa nuk ishte interesuar më për vendodhjen e saj pasi e dinte se ajo ushtronte prostitucion në Turqi dhe Itali.
Ai ka thënë gjithashtu se vajza ka qenë e fejuar me një djalë nga Fushë Kruja.
Avokati që mbronte dy te pandehurit tha pas daljes nga gjykata se provat e prokurorisë janë të errëta, ndërsa e vetmja gjë që i implikonte të pandehurit ishte një dëshmi e bërë në një tjetër proces nga një i penduar, i afërm i familjes.
Avokati tha se eshtrave të gjetura në Malin me Gropa i është bërë analiza e AND-së, e cila përputhet me ato të nënës biologjike të vajzës.
“Nga një gjykim i mëparshëm që ka bërë organi i procedurës ka konstatuar nga ADN se ato eshtra mund të jenë të E.B.”, tha ai.
Me gjithë pretendimet e avokatit dhe mohimit të akuzës nga ana e të pandehurve, gjykata la në fuqi për babë e bir masën e sigurisë “arrest me burg” deri në perfundim të hetimeve./oranews