16 raste të reja me COVID-19

Në Kosovë janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19, nga 589 testime të kryera.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 267.
Në Kosovë janë 472 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 824 mijë e 575 doza të vaksinës.
Deri më sot 821 mijë e 438 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 100 mijë e 906 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button