Bisedimet e paqes, Kremlini akuzon Ukrainën

Kremlini akuzoi Ukrainën për ndryshimin e qëndrimit të saj për çështjet që tashmë janë rënë dakord në bisedimet e paqes.
Reuters raportoi se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve në një konferencë se kontakti po vazhdonte në nivel ekspertësh brenda procesit të negociatave.
“Për fat të keq, pala ukrainase nuk është konsistente për sa i përket pikave për të cilat është rënë dakord”, tha ai.
“Shpesh po ndryshon pozicionin e saj dhe trendi i procesit të negociatave lë shumë për të dëshiruar”, shtoi Peskov./21Media

Back to top button