16 raste të reja me koronavirus të premten në Kosovë

 
Nga 2 mijë e 115 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
MSH ka njoftuar se, sot janë shëruar 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 151.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 481./21Media

Back to top button