Theri me thikë një person, arrestohet i dyshuari

Policia ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person me inicialet F.N nga fshati Vatë pasi që i njëjti e kishte therur me thikë viktimën T.D, 30 vjeçar.
Përmes një komunikate policia bëri të ditur se fillimisht kishin pranuar një informatë se afër pompës së benzinës ”Vata petrol” në fshatin Vatë të Kaçanikut është një rast therje me mjet të fortë ( thikë), pastaj rreth orës 12:25 e kanë arrestuar të dyshuarin.
Sipas policisë shkak i këtij incidenti ishte bërë një mosmarrëveshje që kishin këta të dy një javë më parë në fshatin e tyre, Vatë.
”Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas një punë intensive të policëve të rendit dhe hetues , rreth orës 12:25 kanë arritur të arrestojnë personin e dyshuar me inicialet F.N (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili kishte therur me një mjet të fortë ( thikë) personin tjetër me inicialet T.D ( M/K) i moshës
mbi 30 vjeç , i cili nga ky incident ka pësuar lëndime të rënda në kraharorë dhe pasi ka pranuar ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj , i njëjti për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë kyçur edhe Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, për të mbledhur dëshmi materiale dhe deklarative se si ka ardhur deri të ky incident./21Media

Back to top button